Policia ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja është regjistruar  në banesën e tyre në fshatin Grizhë, gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

 

Ndërkohë bashkëshortja e tij, 38 vjeçe,  është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re