Është vënë në pranga 55-vjeçari i cili një ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij.

Policia e Sarandës bën me dije se 55-vjeçari me iniciale A.B., është arrestuar sot, rreth 24 orë pas ngjarjes, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomës”, në kushtet kur ishte bërë i pamundur largimi i tij.

Aktualisht e lënduara me iniciale M. B., 51 vjeçe, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Sarandë/Kapet dhe vihet në pranga brenda 24 orëve autori i dyshuar që plagosi me thikë bashkëshorten.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 4, Sarandë, ku dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, ju informojmë se:

Falë punës së pandërprerë dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., brenda 24 orëve nga momenti i ngjarjes, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomës”, në kushtet kur ishte bërë i pamundur largimi i tij, si rezultat i kontrolleve të shumta policore në terren.

Shtetasja e dëmtuar, M. B., ndodhet e shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko