Gjykata e Korçës ka lënë në burg Aleko Myrtollarin, 46 vjeçari që plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë. 46 vjeçari ka shprehur pendesë për krimin teksa ka thënë se nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë për nënën e fëmijëve të tij. Përpara gjykatësit, ai ka pranuar se veprimin e ka kryer nga xhelozia.

“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë. Ju dërgoja para në shtëpi por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e tre fëmijëve”, ka thënë 46 vjeçari në gjykatë.

Sipas informacioneve, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh. Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Marjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar me thikë disa herë bashkëshorten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re