Aleko Myrtollari është rrëfyer para togave të zeza për motiven që e çuan drejt plagosjes së bashkëshortes së tij.

 

Ai tregoi se ka qëndruar për 7 muaj në Gjermani dhe më pas në Francë, ku edhe ka punuar. Në momentin e kthimit pranë familjes ai thekson se gjeti fëmijët e paedukuar, ndërsa vajza nuk ikte në shkollë.

 

Ai thekson gjithashtu se bëri një veprim të nxituar, ndërsa pranon se shkak ishte motivi i dyshuar, xhelozia.

 

46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë.

 

Pas konfliktit me fjalë me bashkëshorten e tij, Aleko Myrtollari plagosi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re