Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku burri ka plāgosur me thīkë bashkëshorten.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Manhatan”, në Kamëz.

Ndue Prenga akuzohet se goditi me mjetin mprehës gruan, e cila aktualisht ndodhet në spitali.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm, duke evituar një ngjarje të rëndë krīminale në familje.

Goditi me thīkë bashkëshorten në banesë, vihet në pranga 73-vjeçari, me precedent të mëparshëm penale në krīmet kundër personit.

Sekuestrohet thīka me të cilën autori kreu plāgosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, me të marrë njoftim se në rrugën “Manhatan”, në Kamëz, kishte konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar për të hyrë në banesë, shtetasi N. P., 73 vjeç, sapo ka parë punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet, por fale ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale është kapur dhe arrestuar nga sherbimet e Policisë.

Shtetasi N. P., pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thīkë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit N. P., për veprën penale “Vrāsja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re