Skip to content

Plagosi me thikë të miturin pas konfliktit, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Disa orë pasi plagosi me thikë një 16-vjeçar pas një konflikti në Tiranë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale N.K. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Bulevardin “Zhan D’ark” në kryeqytet.

Pas një konflikti të çastit, 27-vjeçari ka goditur me thikë të miturin me iniciale J.K. i cili nodhet në spital kashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij.