Skip to content

Plagosi me thikë të riun, shpallet në kërkim 27-vjeçari

900 0 1755878083x1695475549 policia 630 1 750x375 1

Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Bulqizë dhe se sherri të ketë nisur për motive të dobëta.

Sakaq, i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D.T., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një shtetas 24- vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij”, informoi sot policia.