Mbërrin në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë shtetasi Rildi Koçja, 27 vjeçari i cili të dielën plagosi me thikë  vjehrrin e tij, 62 vjeçarin Xhevdet Braushi dhe 30 vjecarin Albion Braushi kunatin e tij.

 

Ky shtetas do të njihet sot me masën e sigurisë ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

 

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, dy të plagosurit janë dërguar nga fqinjët në spitalin e Vlorës. 62 vjeçari ka marrë kujdesin mjekësor aty, ndërsa djali i tij u nis drejt Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re