Policia e Durrsit ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në datën 1 tetor ky shtetas, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B., duke i plagosur rëndë.

Njoftimi i plotëi policisë: DVP Durrës

Ndalohet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 01.10.2020, në Krujë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re