Policia arrestoi një nga autorët e plagosjes së simpatizantit të LSI në Lezhë ditën e zgjedhjeve më 25 qershor. Drejtori për krimin në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, tha se në pranga ra Samuel Ndoka, i cili fshihej në Tiranë, ndërsa bashkë me të u arrestuan dhe dy persona të tjerë për armëmbajtje pa leje.
 
 “Samuel Ndoka, 18 vjeç, banues në Lezhë ka qenë në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje, kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. 18-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nën kërcënimin e armës ka kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, shtetasin F. D”.
 
Shtëmbari bëri të ditur edhe rezultatet e operacioneve policore në gjithë vendin, ku në pranga ra inspektori i pyjeve pranë Bashkisë Përrenjas, për favorizim të disa subjekte që prisnin pemë në mënyrë të paligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re