Zbardhen detaje të reja pas përplasjes së dy vëllezërve ditën e djeshme në Durrës.

Mësohet se 2 vëllezërit janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit per tu zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.

Zhurma ka shqëtesuar 20-vjecarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thike duke e lënë te plagosur rëndë.

Vëllezerit jetonin bashkë në një shtëpi me qira ne zonen e plazhit ne lagjen 13 te qytetit te Durresit.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re