Gazetari i ABC News, Elton Nika në një lidhje live me studion e ABC Live ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin e policisë ku u zbuluan dy “shtëpi bari”.

Nika thekson se ka qenë plagosja e ditës së djeshme në Vlorë ajo që ka çuar në zbulimin e njërës prej “shtëpive të barit”, ndërsa ajo në Selenicë është zbuluar për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.

“Aksioni i Policisë së Vlorës që ditën e djeshme. Janë zbuluar dy shtëpi bari, njëra në vendin ku ndodhi plagosja.

Duket se ka qenë një debat që ka pasur lidhje me “shtëpinë e barit”, pasi i plagosuri ishte duke punuar pranë.

Aksioni nga Policia e Vlorës dhe Operacionales.

Si është rënë në gjurmët e shtëpive të barit?

Ka qenë plagosja ajo që ka çuar në zbulimin e shtëpisë së barit në Vlorë, ndërsa në Selenicë ka qenë konsumimi i tepërt e energjisë elektrike,” tha gazetari.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re