Policia ka arrestuar një person të identifikuar si Viserjon Metuku, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së 42-vjeçarit në Tiranë.
I plagosuri u paraqit në urgjencën e QSUT-së sot për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është dëmtuar në këmbë me mjet prerës.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
