Policia e Krujës informon se pas krehjes së zonës, ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar të babë e bir. Shtetasi i arrestuar është Ermir Hasa.

Forcat policore kanë thënë se tashmë personi që dyshohet për ngjarjen është kapur.

Sonte, afër orës 21:00, në fshatin Larushkë të Fushë Krujës, u plagosën babë e bir, ndërsa autori fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, autori i dyshuar u kap, babë e bir janë të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për kurim.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë

Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re