Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dy vëllezërve në fshatin Mes të Shkodrës. Mësohet se sherri ka ndodhur për motiv pronësie dhe autori Xhevahir Fikaj ka plagosur fillimisht me sende të forta Lad Grudën dhe më pas është përshkallëzuar kur ka plasogur me armë zjarri edhe Ilir Grudën.

Fatmirësisht dy vëllezërit janë transportuar për në spital dhe bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia vazhdon kërkimet për autorin e ngjarjes së ndodhur pasi menjëherë fill pasi kreu krimin u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

LAJM I FUNDIT/ Plagosen me armë zjarri dy vëllezër në fshatin Mes të Shkodrës

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re