Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u plagos në krye të detyrës.

 

 

Duke i uruar shërim të shpejtë inspektorit Ilirjan Gavelli, Veliaj kërkon prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit i cili ishte skeduar edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

 

Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj:

Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga!I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit!Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugacët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymezojnë dhunën!Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon – e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re