Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut. 43-vjeçari Hasanbelliu mbeti i plagosur me gjashtë plumba në Belgjikë, por në të shkuarën e tij, veç të tjerash, ndodhet edhe një akuzë për plagosjen e Nogës, po në Belgjikë në vitin 2002.

Referuar dosjes në lidhje me çështjen, administratori i barit “Pre-Historie”, ku ka ndodhur edhe plagosja e Kasandër Nogës, ka zbuluar karakteristikat e personit që ka kryer plagosjen.

Sipas deklaratës së tij të dhënë më 17.03.2002, personi me xhaketë bezhë ka nxjerrë një pistoletë të zezë dhe ka filluar të qëllonte në drejtim të klientëve që erdhën në fund.

“Personi me xhaketë bezhë nxori një pistoletë të zezë. Duke qëlluar ai u largua nga dera e jashtme. Ky që qëlloi u ndoq nga personi me xhaketë të zezë lëkure që nuk kishte arme… Personi me xhaketë bezhë ka qenë rreth 175 cm. me flokë të shkurtra, biond, i ri ndërmjet 20 dhe 40 vjec.

Personi me xhaketë të zeze ishte rreth 170 cm. me flokë të zi dhe mjekër të zezë, ndërmjet 20 dhe 40 vjeç. Unë nuk i kam parë kriminelët dhe viktimat të flasin në celular. Kriminelët nuk e paguan porosinë”, ka shpjeguar ndër të tjera administratori Dilen Yakup, raporton News24.

Në datën 20 mars 2002, dëshmitari Jakup i është nënshtruar procesit të njohjes së autorëve, ndërsa i janë vënë në dispozicion 16 fotografi të personave të ndryshëm.

Administratori i barit është treguar 100% i sigurt në njohjen e personit që ka qëlluar, duke identifikuar njohur të pandehurin Erion Hasanbelli.

“Më datë 20.03.2002 dëshmitari Dilen Jakup i është bërë një paraqitje për njohje me 16 fotografi të personave të ndryshëm. Sipas procesverbalit të mbajtur për këtë veprim rezulton se dëshmitari Dilen Yakup ka njohur të pandehurin Erion Hasanbelli (Jani Sotiri) si personi me xhaketë bezhë që qëlloi në ngjarjen e datës 17.03.2002, ku mbeti i vrarë shtetasi Julian Çela dhe u plagos shtetasi Kasandër Noga”, thuhet në dosje.

“Unë e njoha menjëherë foton nr. 10 dhe jam njëqind për qind i sigurt se ky është personi që më datë 17 mars pasdite filloi të qëllonte në kafen time. Ky është krimineli. Kriminelin e dytë nuk e pashë shumë mirë, atë e pashë shumë pak”, është shprehur dëshmitari.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re