Plagosja e Pirolit në Shkodër/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve, kishte marrë me qera makinën e atentatit (EMRI)

piroli.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme janë bërë publike detaje të reja idhur me hetimet e ndërmarra për zbardhjen e atentatit të bërë në Shkodër ku mbeti i plagosur Vinçens Piroli, person me precedent të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ndodhi në datën 3 janar të k♪7tij viti, ku persona të armatosur me pistoleta me silenciator kanë qëlluar ndaj 34 vjeçarit Vinçens Piroli. Makina e përdorur tip “BMW X5” është gjetur e braktisur. Ndërsa pas verifikimeve të bëra, policia ka mësuar se ky automjet ishte marrë me qera nga 23 vjeçari Arjon Beqiri. Si rrjedhojë, i riu është shpallur në kërkim si një ndër autorët e dyshuar në atentatin e bërë ndaj Pirolit.

Njoftimi i Plotë nga Policia e Shkodrës:

Shkodër/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në lagjen “Bahaçallëk”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P.

Si rezultat i punës hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, DVP Lezhë dhe DVP Durrës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtij automjeti, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër. Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A.B., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe shtetasit: V. P., 34 vjeç dhe M. M., 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

U qëllua me silenciator, gjendet “BMW-ja” e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Vincens Pirolit (Ja çfarë zbuluan ekspertët)

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë