Policia ka reaguar për plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy të rinj mbetën të plagosur me thikë, dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, vetëm pasi lajmi u dha në media.

Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur E.Myftari dhe A.Çela 22 dhe 20 vjeç, ndërkohë që autori është një 33-vjeçar i identifikuar Xh.Memollari, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Dy të rinjtë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që nuk bëhet me dije konflikti që ata kanë pasur me autorin e shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re