Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçar pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme ndërsa ata kryenin sigurimin e vendit të ngjarjes.

25 vjeçari kishte në pronësi një lokal në të cilin mbrëmjen e djeshme disa persona u përfshin në një sherr masiv, ku mbeti i plāgosur L.I.

Arrestimi i tij është kryer pasi ai kishte tentuar të prishte vendin e ngjarjes duke penguar punonjësit e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Tentoi të prishte vendin e ngjarjes dhe kundërshtoi me dhūnë punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme, vihet në pranga 25-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plāgos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhūnë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re