Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar për plagosjen me armë zjarri të ndodhur një natë më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të nisur brenda një bilardoje në lagjen “Besëlidhja”, i cili ka vijuar dhe jashtë ku është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë është plagosur 22 vjeçari Aleks Laska.

Sipas policisë autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit Leandro Frroku, 29 vjeç, Xhuljano Frroku, 26 vjeç dhe Agustin Shahini, 27 vjeç, të tre banues në Lezhë, të cilët akuzohen se kanë dhunuar fizikisht dhe plagosur me armë të riun.

Fatmirësisht 22 vjeçari i cili është plagosur në këmbe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

“Dhunuan fizikisht dhe plagosën me armë zjarri, një shtetas, mbrëmjen e djeshme, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. 

Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re