Policia e Sarandës ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur në Ksamil mbrëmjen e sotme. Përmes një njoftimi zyrtar, policia thekson se rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës është paraqitur një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Sipas uniformave blu i riu është qëlluar në ambientet e dhomës së një hoteli në Ksamil në rrethana ende të paqarta.

Bëhet me dije se janë shoqëruar 7 të dyshuar, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punonjë për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes së 33-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re