Sot, është zhvilluar seanca për masën e sigurisë në gjykatën e Korçës për shtetasit Kristo Lotis, Deisi Meko dhe Alted Jolldashi për ngjarjen e Pogradecit ku pas shkëmbimit të zjarrit mes palëve mbeti i plagosur shtetasi Alted Jolldashi.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për të 3 shtetasit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në datën 2 mars dhe sipas policisë, gjatë një konflikti me armë ka qenë Jolldashi që ka qëlluar i pari dhe më pas dy të tjerët i janë përgjigjut.

LEXO EDHE: I plagosuri shkrepi armën i pari, si ndodhi konflikti mes tre të rinjve në Pogradec! U takuan për të sqaruar një konflikt, por… 27-vjeçarit transportohet tek “Trauma”

Por, vëllai i Jolldashit e ka mohuar një një gjë tillë. Ai ka publikuar një video ku tregon se vëllait të tij i dolën në pritë 7 persona dhe Deis Meko ishte ai që e qëlloi 4 herë duke e lënë të plagosur.

Deklarata e vëllait të 27-vjeçarit, Alted Jolladashi:

Përshëndetje, në qytetin e Pogradecit ka ndodhur një ngjarje ku është plagosur vëllai im. Krimineli Deis Meko bashkë me bandën e tij i kanë zënë pritë vëllait tim dhe e kanë plagosur me pistoletë më 4 plumba, një në gjoks, një në dorë, një në këmbë dhe një në shpatull.

Siç duke dhe nga video, krimineli Deis Meko ka qenë me tre makina dhe vetë i 7-ti, kur ka qëlluar 4 herë me pistoletë dhe ka rrezikuar jetën e dhjetëra fëmijëve që ndodheshin aty në momentin e të shtënave.

Krimineli Deis Meko favorizohet nga inspektorët e policisë kriminale të Pogradecit, pasi ai u jep ryshfet atyre. Pra, edhe në video duke qartë kush e ka qëlluar vëllain tim.

Hetuesit e Krimeve të Komisariatit të Pogradecit, po e ndihmojnë krimineli Deis Meko që t’a marrë përsipër krimin një person tjetër, me iniciale K.L., 27 vjeç, që krimineli Meko e mban për rasti si kjo që sapo ndodhi.

Krimineli Deis Meko është i përfshirë në punë të jashtëligjshme, si shitje kokaine, në një lokal, përballë shkollës së mesme ‘Muharrem Çollaku” dhe në tre lokale të tjera që i disponon në çdo cep të qytetit të Pogradecit dhe i disponon dhe për shpërndarje fajdesh dhe lojëra fati. Çdo gjë mund të verifikohet lehtësisht, që me personin e parë që do të takoni në Pogradec dhe do ta pyesni, sepse njihet shumë mirë që është një kriminel.

Policia e Shtetit nuk i ka marrë masat më përpara se të ndodhe kjo gjë, sepse është pasojë e asaj…se vëllai im para një muaj e gjysmë ka bërë denoncime se persona me maska e kanë goditur me sende të forta në kokë, me leva, në kërcënimin e armës. Është shtruar në spital, ka marrë ndihëm e nevojshme dhe policia në asnjë rast nuk ka marrë asnjë person në pyetje për këtë ngjarje, edhe pse ka patur emra konkretë. I bëj thirrje ministrit dhe të gjithë mediave të vihet në vend drejtësia.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re