Ilustruese

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Mushan në njësinë administrative Dajç, ndërsa sipas policisë i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar i identifikuar si Isak Mehmedaj, i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të  plagosjes.

Nuk dihet nëse i riu ka pasur konflikte të mëparshme, ndërkohë që pritet të merret në pyetje nga policia për të dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2021, rreth orës  08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri  në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re