Skip to content

Plagosja me thikë e 3 të rinjve në Sarandë, dalin pamjet nga sherri mes tyre, përplasen me grushte e karrige

sherri sarande

Dalin pamjet nga sherri i ndodhur në Sarandë, mes të rinjve. Siç shihet nga video e siguruar nga News24, të rinjtë përplasen mes tyre me grushte e karrige, ndërsa kanë goditur edhe më thikë.

Të plagosurit u identifikuan si vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari Andi Saliaj.

24-vjeçari Elidon Shukulli u transportua mëngjesin e sotëm drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Lidhur me këtë ngjarje, u arrestuan nga policia Kamelo Aliaj, 22 vjeç, dhe Andi Saliaj, 19 vjeç.  Ndërkohë, 19-vjeçari Eduard Bajrami është shpallur në kërkim.

Dy të arrestuarit akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së konfliktit.