Policia e Tiranës ka reaguar për një ngjarje të publikuar nga mediat ku 40-vjeçari Eder Dorzi është plagosur rëndë me mjet prerës në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, 21 janar ndërsa reagimi i policisë është bërë këtë të martë, 3 ditë më vonë.

 

 

Në njoftim thuhet se ngjarja nuk është bërë pubvlike për arsye hetimore ndërsa më poshtë jepen detajet.

 

 

Për këtë rast, janë shpallur në kërkim dy shtetas 27-vjeçar të identifikuar M.H dhe E.H.

 

 

Sqarim

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim  me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re