Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme Fatjon Vrionin, si autor të dyshuar të plagosjes me thikë që ndodhi pasditen e sotme në lagjen numër 1 në Durrës.

Pas një sherri të çastit, Fatjon Vrioni ka qëlluar me thikë shtetasin Artan Kazazi, 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion paraprak

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.

Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë