Foto ilustrim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku në një dhomë hoteli mbeti i plagosur shtetasi Arni Sulejmani.
Burime bëjnë me dije se 3 djemtë e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa vajza që ka fshehur armën e krimit ka qenë transgjinore.
Burime nga policia njoftojnë se shtetasit Markeljan Beqiri dhe Tefik Shehu janë shpallur në kërkim. Shehu dyshohet se është edhe personi që ka shkreput armën në drejtim të Sulejmanit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy personat e vetëm që janë vënë në pranga është e reja transgjinore Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj, i cili ka përkrahuar autorët e krimit.
…
/faxweb
