Policia ka vendosur në pranga një persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për ngjarjen e 2 gushti në zonën e Freskut, ku u plagos me armë zjarri 28-vjeçari Juglen Abazi.
Ata dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.
Nga hetimet dyshohet se këta persona, pas plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.
Sakaq, Klejvis Caka (Lusha) dyshohet si autori i plagosjes së të riut. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
