Aleko Myrtollari u la sot në burg nga gjykata e Korçës pasi plagosi me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari. Ai ka dëshmuar se gruan e ka qëlluar me thikë për xhelozi por edhe për probleme të tjera. Sipas tij, gjithçka lindi pas disa muajve që qëndroi në emigrim, ai kishte mosmarrëveshje me gruan e tij.

“Ishte për shpërdorimin e parave të emigracionit nga ana e bashkëshortes. Ai ka gjetur disa varëse floriri, të cilat ajo nuk i justifikonte se ku i kishte gjetur. Po kështu kishte edhe debate për fëmijët pasi gjatë kohës që banonin në Tiranë ajo nuk i kishte regjistruar në shkollë“, raportoi gazetari Roland Beqiraj.

Avokati i 46 vjeçarit tha në një prononcim për mediat se klienti i tij ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim vrasjen.

“Ai ka konstatuar tek bashkëshortja disa varëse floriri për të cilat ka kërkuar shpjegime dhe nga ana tjetër fakti që ka lënë pa shkollë fëmijët. Përballë heshtjes, ai ka reaguar në një moment duke humbur kontrollin. Ka deklaruar se nuk kam pasur qëllim vrasjen por ka qenë një reagim i momentit.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re