Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e zhvilluar në Korçë.

Nga hetimet dyshohet se konflikti ka patur si shkak hapësirën publike duke patur pretendime për vendosjen e karrigeve dhe tavolinave në pjesën e jashtme të dy lokaleve.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë në total 4 persona, dy vëllezër me dy vëllezër të tjerë.

3 prej tyre kanë marrë mjekimin në spital dhe do të shoqërohen në komisariat së bashku me personin e katërt.

Nga sherri i plagosur me thikë njëri prej tyre në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa dy të tjerët kanë dëmtime të lehta nga karriget.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re