Një konflikt i nisur ditën e enjte mes dy personave pranë shinave të trenit në Laprakë vijoi edhe gjatë mbrëmjes së të premtes e përfundoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas policisë, Arben Seferi kishte pasur konflikt me 31-vjeçarin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre për të sqaruar problemet.
 
Pas debatit verbal, Arben Seferi ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës. Plumbat lanë të plagosur 31-vjeçarin dhe tre klientë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin.
 
Ndonëse policia ngriti disa pika kontrolli, Seferi sebashku me një person i cili dyshohet se është bashkëpunëtor me të, nuk janë arrestuar ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re