Skip to content

Plagosja në Luginën e Patokut, merr fund arratia për autorin

Arrestohet autori i plagosjes në Kurbin, ngjarje e ndodhur më 7 mars të këtij viti.

Burime nga policia e Kurbinit thanë se kanë vënë në pranga, 46 vjecarin nga Miloti, Besnik Selmani.

Katër ditë më parë, Selmani qëlloi me armë gjahu ndaj Besnik Pulaj. Ngjarja u regjistrua në luginën e Patokut, ndërsa autori mundi të largohej nga vendi i ngjarjes.