Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Sipas informacioneve të policisë, shtetasi gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Pak orë pas ngjarjes policia e Sarandës ka arrestuar autorin e plagosjes së së 43-vjecarit Kledi Koka ne shetitoren e qytetit. Në pranga ka rënë Genti alias Jorgo Golemi, 43-vjec.

Policia i ka sekuestruar këtij të fundit edhe thikën me të cilën kreu plagosjen.

Mësohet se Golemi, me profesion peshkatar, ka qene me parë i denuar ne Greqi për trafik droge dhe ne Sarande per prodhim dhe shitje lendesh narkotike dhe mbajtje pa leje te municionit luftarak pasi ne vitin 2006 eshte kapur me 400 gram marijuane, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpercjelles.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 07.06.2022, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi G. G., ka goditur me mjet prerës në kurriz shtetasin K. K., 43 vjeç, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re