Skip to content

Plagosja në Shkodër, reagon policia: 62-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë, vijon puna për kapjen e autorit

Një 62-vjeçar është plagosur me sende të forta në kokë në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Personi i identifikuar si Vladimir Bruçi, sipas njoftimit të policisë ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital.

LEXO EDHE: EMRI/ Plagoset me sende të forta një person, i riu përfundon në spital me dëmtime të rënda në trup

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vijon kontrollet  për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

“”