Skip to content

Plagosja në Tiranë/ Policia jep detaje: 33-vjeçari u paraqit te Trauma për ndihmë mjekësore! Si nisi ngjarja (EMRI)

policia 2

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.