Skip to content

Plagosja te “Fresku”, shkak i sherrit dyshohet për një vajzë, çfarë dëshmuan në policia bashkëpunëtorët e autorit?

TIRANË- 26-vjeçari Andi Gurra është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në Fresk dy ditë më parë.

I plagosur me armë mbeti Juglen Abazi. Sipas policisë Gurra është arrestuar si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.

“Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Juglen Abazi, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim Andi Gurra 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit Klejvis Caka Lusha i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas informacioneve  shkak i sherrit dyshohet se është bërë një vajzë.

Sipas burimeve të dy bashkëpunëtorëve u është marrë dhe deklarata ata janë shprehur se Klejvis Cakën, autorin e kanë shok dhe e ndihmuan të largohet por qe nuk kanë dijeni për ca janë zënë.

Ndërkohë më herët Blutë e Tiranës vunë në pranga Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.