Policia ka arrestuar një 22-vjeçar për plagosjen e 10 ditëve më parë të Genti Rrahmanit, në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
 
Në prangat e policisë ra Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në qytetin e  Durrësit.
 
Sipas policisë konflikti ndodhi fillimisht në rrugën “Teodor Keko”, ku Gentjan Rrahmani bashkë me një shokun e tij, qëlluan me sende të forta Kambon, duke i thyer edhe xhamin e makinës.
 
22-vjecari pasi hipi ne makine nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Rrahmanit duke e lenë atë të plagosur. Rahmani mori një plumb ne pjesën e shpinës,  ndërsa pas dëshmisë së tij, policia identifikoi të riun që e qëlloi, por nuk arriti ta arrestonte ditën e ngjarjes.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re