Subscribe

Një konflikt mes tre personave ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit mesditën e kësaj të enjteje në Vorë.

 

Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur: prej tyre është qëlluar me thikë dhe tjetri u plagos nga një plumb me pistoletë.

 

Sherri nisi për shkak të një konflikti të çastit ku 34-vjeçari Ergest Hoxha ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar duke plagosur në krah 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi I cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga vëllai i tij.

 

Ky i fundit menjeherë sapo ka parë që Hoxha sulmoi dhe përgjaku të vëllain, ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

 

Sipas policisë, 27-vjeçari Ermal Muzhaqi punon si oficer ushtrie dhe krimin e kreu me armën e shërbimit.

 

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

 

Ndërkohë oficeri Muzhaqi është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë ku është merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re