Një 45 vjeçar mbeti i plagosur me arme zjarri mbrëmjen e së enjtes në një lokal në qendër të qytetit të Bilishtit. I plagosuri është Erjon Çollaku 45 vjeç, ndërsa sipas policisë, autor i ngjarjes është 50 vjecari Agron Osmani. Shkak për krimin mësohet se u be një konflikt për motive te dobëta mes Çollakut dhe Osmanit. Te dy ata mësohet se ishin të dehur. Uniformat blu thane se Osmani ka kërcënuar me pistoletë 45-vjecarin e me pas e ka qëlluar me nje plumb në bark duke e lëne te plagosur rende. Mjekët thonë se 45 vjecari është në rrezik për jetën. Policia është në kërkim te autorit te krimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re