Një person është plagosur në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme në Korçë.
Mësohet se shtetasi i identifikuar me iniciale R.B. është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës. Ai ka marrë një plumb në këmbë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se i plagosuri R.B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet si ka ndodhur plagosja, ndërkohë që pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.
