Një plagosje me armë ka ndodhur në mesnatën në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji”. Burime zyrtare bënë me dije se 4 shtetas, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Denald Grymshi.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, që pas plagosjes u largua nga vendngjarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re