Skip to content

“Plagosje me thikë në një lokal në Berat,i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital”

polic 1

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne  në Berat. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali më lagjen “Çelepias”.

Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi D. F. ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark punonjësin e lokalit, shtetasin T. B.

Pas krimit, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore..

Njoftimi:

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.