Skip to content

Plagosje me thikë në Vlorë!

640 0 4d9eb80c1639c2501cdceedb6b63c4fe

Një konflikt verbal ka degjeneruar në përleshje fizike mëngjesin e sotëm në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, ku dy shtetas, B. L., 53 vjeç, dhe K. A., 36 vjeç, janë përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Gjatë përplasjes, dyshohet se B. L. është qëlluar me mjet prerës, duke pësuar dëmtime të lehta.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.