Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat.

Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfiktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë. I plagosuri E.D. është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Autori i plagosjes,i identifikuar si A.B. mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes B. dhe D. mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy  janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit por janë ndarë. Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri D. kishte shkuar për ti qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri E.D./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re