Një 34 vjecar u plagosur me armë zjarri mbrëmjen e martës në Elbasan, në ambientet e një pike bastesh.
 
Ngjarja ndodhi pas një sherri të momentit mes Marvis P., 34-vjeç, pronar i pikës së basteve dhe një klienti. Policia sqaron se 34 vjecari është qëlluar dy herë me pistoletë, duke e lënë të plagosur.
 
Pronari i lokalit është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje dhe e ka shpallur në kërkim.
 
Policia bën të ditur se një prej personave të përfshirë në konflikt ka qenë i dehur. Policia ngriti disa pika kontrolli Në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re