Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta me parë ne qendër të qytetit të Shkodrës.

 

Dy persona jane konfliktuar me njeri-tjetrin në qendër të qytetit prane Drejtorise se Tatimeve.

 

Sipas te dhenave të para mesohet se shtëtasi Bledar Troshani,është qelluar me thike dhe ka marre plage të rënda.

 

Ai është transportuar ne spitalin e Shkodres dhe akutalisht ndodhet në sallen e operacionit.

 

Nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes dy shtetasve.

 

Burime pranë bluve te Shkodres bëjnë me dije i dyshuari si autor i kesaj ngjarje është një i afërm i Troshanit, i arrestuar dhe i shoqeruar tashme ne komisariat.

 

Policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarje.

 

Shkodër

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re