Skip to content

Plagosje pranë një shkolle në Tiranë, sherr mes dy shoferëve të furgonëve plot me nxënës

Një plagosje ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy shoferëve të furgonave që transportojnë nxënësit drejt banesave.

Shkolla ndodhet në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Dhjetra nxënës kanë qenë dëshmitar të kësaj skene, ndërsa për ngjarjen nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.

/faxweb