12 piktorët të traditës së peizazhit edhe këtë sezon janë bërë bashkë në ekspozitën “Plain Air”, të hapur në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Dy prej përfaqësuesve të parë të kësaj ekspozitë, Xheneta Kadillari dhe Pashk Përvathi tregojnë për Vizion Plus të gjithë rrugëtimin e tyre, por dhe vështirësitë e mbajtjes gjallë të kësaj tradite, të nisur që nga mjeshtri Vangjush Mio.

 

“Peizazhi për ne mbetet si një gur i çmuar dhe kemi atë egon që ta çojmë cep më cep të Shqipërisë për të mos lënë gjë dhe pse ende kemi gjëra për të bërë”, tha ajo.

 

Peizazhistët kanë udhëtuar nga Vermoshi në Konispol, për të sjellë përmes teknikës së vajit, në 48 tablo, çdo cep Shqipërie. E duket se piktorët shpesh bëjnë kompromis për të pasqyruar vetëm peizazhet më të bukura të Shqipërisë, ashtu siç ata do e donin vërtet vendin e tyre.

 

“Piktorët në iniciativën e tyre për ta sjellë natyrën në telajo mbajnë gjithmonë një lloj qëndrimi krijues ndaj saj. e interpretojnë përmes një filtri të tyre. shpesh ne hasemi me artdashës që thonë sa e bukur. po kaq i bukur është ky vend? në fakt Shqipëria është e bukur po kur kalon na laboratorin krijues është më i bukur sepse piktori merr esencën nga natyra”, shtoi piktori.

 

Ky kolazh arti pamor sjell dhe emra të tjerë piktorësh si Anastas Kostandini, Agron Polovina, Kujtim Buza, Sadik Kasa etj. Ekspozita “Plain air” do të jetë e hapur për të gjithë artdashësit deri më datë 14 dhjetor.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re