Skip to content

“Plakat e Prillit” vijnë në mes të muajit/ Meteorologu: Pas tyre, rriten temperaturat

Screenshot 3

Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore,  pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius. Era nuk do të jetë në parametra problematikë pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.

Përgjatë pjesës tjetër të prillit, tha meteorologu Hakil Osmani në emisionin “Aldo Morning Show”, do të ketë ndryshime. Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.

“Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale  që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.

Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.

Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.